Rreth nesh
Vineraparts lindi nga një problem i thjeshtë: gjetja e pjesës së saktë të automjetit nuk duhet të jetë e vështirë, e ngadaltë apo e paqartë.

Çfarë bëjmë
Na dërgoni numrin e shasisë (VIN), emrin e pjesës ose një fotografi — mjafton një nga këto. Stafi ynë e identifikon pjesën e saktë, kërkon te furnitorët dhe ju kthen ofertën me çmim, zakonisht brenda pak orësh. Kërkesa është falas dhe pa detyrim. Nëse e pranoni ofertën, porosia procesohet dhe pjesa dërgohet te dera juaj, kudo në Kosovë.
Gjithë komunikimi — oferta, mesazhet, fatura dhe statusi i dërgesës — ndodh brenda llogarisë suaj, me njoftime automatike për çdo hap.
Ekspertizë në pjesë
Identifikojmë pjesën e saktë nga numri i shasisë (VIN), që të mos paguash për pjesë të gabuar.
Origjinale dhe aftermarket
Të ofrojmë të dyja opsionet me çmim të qartë — ti zgjedh çfarë i përshtatet xhepit tënd.
Dërgesë në gjithë Kosovën
Porosia vjen te dera jote, kudo në Kosovë. Statusin e ndjek nga llogaria jote.