Pyetje të shpeshta

A duhet ta di kodin e pjesës?

Jo. Mjafton numri i shasisë (VIN), përshkrimi i pjesës ose një fotografi e saj. Pjesën e identifikojmë ne.

Sa kushton dërgimi i kërkesës?

Dërgimi i kërkesës dhe oferta janë falas. Paguan vetëm nëse e pranon ofertën.

Sa shpejt marr përgjigje?

Zakonisht brenda pak orësh gjatë orarit të punës. Kërkesat urgjente trajtohen me përparësi.

A dërgoni në gjithë Kosovën?

Po. Pjesa dërgohet me postë në adresën që e vendos në kërkesë, kudo në Kosovë.

A janë pjesët origjinale?

Ofrojmë si pjesë origjinale (OEM) ashtu edhe aftermarket. Në ofertë e specifikojmë gjithmonë llojin.

Ku e shoh faturën?

Pasi porosia procesohet, fatura shfaqet te 'Kërkesat e mia' në llogarinë tënde dhe mund të printohet.